Këpucët e Shaqirit që mund të tensionojnë ndeshjen ndaj Serbisë

Serbia luante sonte ndaj Zvicrës në një ndeshjes që ndihet shumë edhe në Kosovë. Në fushën e lojës për helvetët do të ketë edhe katër futbollistë me origjinë nga Kosova, teksa mes tyre është edhe Xherdan Shaqiri.

Serbia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, dhe kanë një marrëdhënie të tensionuar prej tyre. Behrami, Shaqiri, Xhaka dhe Xhemaili do të përpiqen që të lënë gjurmë në këtë ndeshje në shenjë hakmarrje për vendin e origjinës.

Shaqiri ka një lidhje të fortë me Kosovën, teksa në takat e tij ka flamurin e Kosovës në njërin këmbë dhe të Zvicrës në anën tjetër. Këpucët e tij “Nike Mercurials” sipas mediave angleze mund edhe të shërbejnë për të tensionuar situatën. /Koha Jonë/