Mediat angleze: Liverpooli shumë pranë Strakoshës

Liverpooli është shumë pranë transferimit të Thomas Strakoshës. “The Mirror” se marrëveshja për transferimin e gardianit shqiptar është fare pranë.

Bardhekaltrit janë pranë mbylljes së marrëveshjes për portierin veteran të Olympiacosit, Silvio Proto, me belgun që pritet të zbarkojë shumë shpejt në Romë. Ky transferim i lacialëve i hap rrugën transferimit të mundshëm të Strakoshës, vlera e të cilit është përcaktuar në 30 milionë euro.

“The Reds” janë tërhequr nga gara për brazilianin Allisson, për të cilin Roma pretendon mbi 70 milionë euro, por edhe për portierin e Milanit dhe përfaqësueses italiane, Gianluigi Donnarumma, për të cilin çmimi vlerësohet tepër i lartë.

Marrëveshja me Lazion për Strakoshën do të ishte mjaft fitimprurëse për Liverpoolin, që më në fund do të afronin një portier të ri në moshë dhe që jep garanci, por mbi të gjitha pa u detyruar të bëjnë shpenzime të çmendura në merkato.