Kampe refugjatësh në Shqipëri, Balla: Nuk ka asnjë negociatë, apo bisedë lidhur me këtë çështje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat deklaroi se Partia Demokratike nuk po i shpëton dot sindromës së babales.

“Më vjen keq për këtë degradim të PD-së, këtë përpjekje të kotë për të bllokuar zhvillimin normal të Kuvendit. Siç e patë Kuvendi i Shqipqrisë edhe sotmiratoi disa vendime dhe marrëveshje të rëndësishme të qeverisë shqiptare, në rastin e sotëm me BERZH-in për më shumë investime dhe më shumë vende punë në ekonominë shqiptare”, tha Balla.

Sipas Ballës, në qeverinë dhe Bundestagun gjermane ka një maxhorancë tejet të cilësuar në favor të PO në datën 28 qershor. Duke folur për vendosjen e kampeve në Shqipëri për të strehuar 600 mijë refugjatë, Balla tha se nuk ka asnjë negociatë apo bisedë lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka asnjë negociatë apo bisedë lidhur me këtë çështje. Ka vetëm një rikthim të shqetësimit mbarë europian për një kanal të ri që lidh europën juglindore me europën qendrore të rrugës së emigrantëve që vijnë nga vendet në konflikt dhe që mund të shfrytëzojnë këtë kanal, Greqi, Shqipëri, Mali i Zi, Kroaci e më pas europa qendrore Austri Gjermani. Ky është një informacion që tashmë është publik. Por Shqipëria as nuk ka negociuar dhe nuk ka as kapacitete për të strehuar numra të tillë. Por një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi, sigurisht që do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takojnë këllqeve të një vendi me 28 mijë kilometra katror e me 3 milion banorë rezidentë”, deklaroi Balla.

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

Opozita, PD-ja për të mos përfshirë gjithë opozitën në këtë vlerësim nuk po i shpëton dot sindromës së babales. Prej disa seancash në fakt po përdor të njënjtin skenar dhe regji, sikurse dhe në rastin e videopërgjimit të pretenduar me dëshmitarin X babalen, të cilin nuk po e dgjojmë më në fjalosjet e radhës së PD-së, i cili në këtë skenar luan roline babales, ndërkohë që një deputet luan rolin e kushuririt të babales që bën dhe regjistrimin e videopërgjimit në seancën e Kuvendit.
Më vjen keq për këtë degradim të PD-së, këtë përpjekje të kotë për të bllokuar zhvillimin normal të Kuvendit. Siç e patë Kuvendi i Shqipqrisë edhe sot miratoi disa vendime dhe marrëveshje të rëndësishme të qeverisë shqiptare, në rastin e sotëm me BERZH-in për më shumë investime dhe më shumë vende punë në ekonominë shqiptare.
Dua të sqaroj disa çështje për të cilat Lulzim Basha u mundua të ngrejë mjegull e për turpin e tij të radhës mer përsipër të flasë edhe në emër të koalicionit të madh qeverisës gjerman. Qeveria gjermane në mënyrë të veçanët është promotorja më mbështetëse ndaj aspiratës për hapjen e negociatave.
Shqipëria e Taulant Ballës, Lulzim Bashës dhe e gjithë shqiptarëve me 28 Qershor pret një PO ose një JO. Në rast të një PO-je, menjëherë më pas fillon puna parapërgatitore për fillimin e negociatave dhe në rast të një JO nuk fillon puna parapërgatitore.
Në qeverinë gjermane, në parlamentin dhe në Bundestagun gjerman ka një maxhorancë tejet të cilësuar në favor të PO-së në datën 28 Qershor. Përpjekja e Bashës, e cilësuar së fundmi edhe në një prej mediave më prestigjoze austriake “Der Standard” e që shkruan e zezë mbi të bardhë që PD-ja në opozitë po bën të gjitha përpjekjet për të bllokuar hapjen e negociatave është në dëm të Shqipërisë dhe në dëm të PD. Po kjo përpjekje nuk ka arritur aspak të dëmtojë këtë proces të rëndësishëm. Theksoj që mund të ketë edhe JO, por që lejon fillimin e punës parapërgatitore, ka pasur raste të ngjashme që vende të tjera që kanë pasur një JO, por ka filluiar puna parapëgatitore. Pritshëmria jonë është që me 28 qershor të kemi një PO, e cila lejon fillimin e punës parapërgatitore.
Së dyti: Është rasti i përsëritur që një budalla hedh një gur në lum dhe qindra të mënçur më pas mundohen të gjejnë dhe sqarojnë çmendurinë e radhës së budallait, e që ka të bëjë me një dezinformim të rëndë publik, se gjoja në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë refugjatë. Këtu flas për politikanë shqiptarë të papërgjegjshëm që ka një dallim shumë të madh se njëherë thonë luftëtarë të ISIS dhe një herë thonë refugjatë. Nuk ka asnjë negociatë apo bisedë lidhur me këtë çështje. Ka vetëm një rikthim të shqetësimit mbarë europian për një kanal të ri që lidh europën juglindore me europën qendrore të rrugës së emigrantëve që vijnë nga vendet në konflikt dhe që mund të shfrytëzojnë këtë kanal, Greqi, Shqipëri, Mal i Zi, Kroaci e më pas europa qendrore Austri dhe Gjermani.
Ky është një informacion që tashmë është publik. Por Shqipëria as nuk ka negociuar dhe nuk ka as kapacitete për të strehuar numra të tillë. Por një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi, sigurisht që do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takojnë këllqeve të një vendi me 28 mijë kilometra katror e me 3 milion banorë rezidentë.
Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takojnë, në kuadër të një rruge të re. Për të sqaruar gjithë këtë histori dua tju them që nuk ka as biseda, as plan, as negociata dhe as komunikim.
Ka një përpjekje të vazhdueshme nga ana e një partie që është e gatshme të dali në konfereenncë për shtyp dhe të thotë që në ditët në vijim në Shqipëri do të bjeri mortaja vetëm për të alarmuar më së koti popullin shqiptarë. Janë të gatshëm të dalin nesër në një konferencë për shtyp e të njoftojnë që ‘Kometa Halley’ të godasi Shqipërinë në ditët në vijim po nuk iku qeveria e Edi Ramës.
Për çdo lloj vendimarrje, sikurse ka ndodhur edhe në rastin e historisë së demontimit në Shqipëri të arsenalit kimik në vitin 2013 që gjithçka do të jetë transparente me publikun, por është i njënjti burim dezinformim që ka një plan dhe axhendë tjetër anti interesit të sotëm të Shqipërisë, i cili është i fokusuar tek hapja e negociatave.