Trajneri i Kroacisë: Ndaj Argjentinës, ndeshja më e lehtë e Botërorit!

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka folur para ndeshjes ndaj Argjentinës.  Ish-strategu i Dinamos i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij, pasi ka larguar presionin ndaj futbollistëve të tij.

“Ndeshja kundër Argjentinës është ndeshja më e lehtë për ne në Kupën e Botës, sepse kemi tre pikë dhe luajmë kundër një kundërshatri të madh. Ne nuk kemi asgjë për të humbur në këtë ndeshje. Do t’u them futbollistëve të mi para ndeshjes që ta shijojnë spektaklin.

Unë besoj pafundësisht te ekipi im. Duhet të luajmë mirë, nëse duam që të fitojmë, por gjithmonë nevojitet edhe fati. Duhet të tregojmë cilësitë tona, dhe kjo ndeshje do të jetë një provë e mirë për brezin e lojtarëve që kam në dispozicion, shpjegoi trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic. /Rozalb Lika-Koha Jonë/