Rrëfimi i nënës së Messit: Leo ka qarë pas kritikave ndaj Islandës

Pas barazimit ndaj Islandës, të enjten Argjenina nuk mund të bëj më hap fals në sfidën e radhës ndaj Kroacisë. Një ndeshje shumë e rëndësishëm veçanërisht për Messin, që ishte personazh negativ më sfidën e parë, ku edhe humbi një penallti. Nëna e Messit, Celia Cuccittini, ka dhënë një intervistë për programin “El dia de Mariana” të kanalit argjentinas “El Trece”, ku ka rrëfyer se “Pleshti” është prekur pas asaj ndeshjeje.

“ne vuajmë për kritikat që marrim. Kemi dëgjuar edhe kritika, thonë se ai nuk e ndjen fanellën e Argjentinës, se vjen në kombëtare me anë të detyrimit. Kjo nuk është kurrsesi e vërtetë. Nëse e shohin atë, siç e pamë ndaj Islandës, vuajmë, ose qajmë të gjitha në këtë kohë.

Këto kritika e lëndojnë atë, na lëndojnë edhe neve si familje. Unë e shoh atë me shumë pritshmëri, sepse ëndrra e tij është të sjellë kupën, të fitojë Kupën e Botës, sepse është pikërisht ajo që dëshiron”, u shpreh nëna e portugezit.

Rezultate imazhesh për Celia Cuccittini messi