Futbollisti i Serbisë: Nuk biem pre provokimeve të shqiptarëve si në sfidën e Beogradit!

Futbollisti i ekipit serb, Dushko Tosiç është shprehur se është gati për një ndeshje të madhe ndaj Zvicrës, në një betejë të veçantë, e cila është shumë e diskutuar edhe jashtë fushës. Lojtarët zviceranë me origjinë shqiptare Shaqiri dhe Xhaka, sipas mediave serbe kanë provokuar vazhdimisht duke përmenduar Kosovën. Në prag të ndeshjes së 22 qershorit, mesfushori Tosiç ka folur për mediat, duke përmendur edhe sfidën me Shqipërinë që u luajt disa vite më parë në Beograd.

“Ne nuk duam që të bëhemi pjesë e diskutimeve të tilla. Shohim vetëm veten tonë. Nuk do të ketë asnjë lidhje me ndeshjen e Beogradit ndaj Shqipërisë, kur ne ishim naivë, dhe se çfarë bëjnë ata, ky është problemi i tyre. Do të përballemi me Zvicrën sikur të ishte ndeshja e parë. Ata mbrojnë me 11 futbollistë, por e dimë se ata kanë defekte”, u shpreh Tosic. /Rozalb Lika-Koha Jonë/