Familjarët e çojnë në gjendje të rëndë në spital, vdes 53-vjeçari. Çfarë thotë policia

Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se dje shtetasi me inicialet P.D., është dërguar me urgjencë në spital, ku për pasojë ka ndërruar edhe jetë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.06.2018, në spital ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte konsumuar fostoksinë në banesë, shtetasi P.D., vjeç 53, banues në Kamëz, i cili rreth orës 08:00, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.