Blendi Fevziu tregon për pushimet në Peru dhe librin e ri që po shkruan

Blendi Fevziu deklaron se ato do t’i bënte diku nga fundi i gushtit dhe do të iki me pushime në Amerikën Qendrore. Karaibet duket se janë një pikë e preferuar për drejtuesin e “Opinion” i cili gjithashtu tha se do të udhëtonte edhe drejt pikës së njohur të Machu Pichu në Perunë e largët.

Sot në mëngjes në një lidhje direkte me emisionin KafeIN në Intv Fevziu ndër të tjera, i pyetur nga Flavio Qarri, rrëfeu se këtë vit po përgatit për botim një libër të ri në bashkëpunim me kolegun dhe mikun e tij Baton Haxhiu.

Sa i takon temës që do të trajtonte në librin e tij, Blendi nuk preferoi të tregonte më shumë se thjesht do të kishte një libër të ri për publikim edhe pse u ngacmua me pyetje nga Flavio.