Zbulohet arsyeja se përse mbrojtësi i Anglisë nuk festoi në golin e Kane

Harry Kane shpëtoi dje nderin e Anglisë me golin në sekondant e fundit të takimit ndaj Tunizisë, por teksa të gjithë lojtarët shkuan për të festuar me yllin anglez, njëri prej tyre kishte diçka tjetër në mendje.

Kieran Trippier ishte i vetmi që po qëndronte në gjysmëfushën e Tunizisë, pasi shokët e tij po festonin jashtë vijave kufizuese. Nëse ai do të dilte jashtë fushës, ose të kthehej në gjysmëfushën e tij, lojtarët e Tunizisë do kishin të drejtën për të nisur menjëherë lojën, dhe për ta pasur të lirë fushën për të shënuar.

Nga ky rregull i FIFA-s për pak po e pësonte edhe Portugalia, pas golit të tretë të Ronaldos, ku lojtarët po festonin jashtë vijave kufizuese, por vetëm njëri prej tyre mbeti brenda në mënyrë që loja të mos rifillonte menjëherë.