Zbulohen formacionet zyrtare, Kolumbia pa yllin e saj kryesor ndaj Japonisë

Dita e sotme në Kupën e Botës do të hapet pas pak minutash me ndeshjen Kolumbi-Japi. Ashtu si 4 vite më parë por me ndryshimin e vetëm që këtë herë është ndeshja e parë dhe jo e fundit si në Brazil, Los Cafeteros dhe përfaqësuesja nipone përballen sërish, me Kolumbinë që është favorite e madhe jo vetëm për të fituar këtë ndeshje por edhe për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

Ndryshe nga 4 vite më parë këtë herë Kolumbia e Pekerman mund të mbështet edhe kapiteni Radamel Falcao ndërsa James Rodriguez nuk ka mundur të rikuperohet në kohë dhe për pasojë nuk do ta nis ndeshjen nga minuta e parë.

Japonia ndërkohë shpreson shumë te forma e mirë e tre lojtarëve të saj më të njohur, Kagaëa, Hasebe dhe Nagatomo për të bërë diçka më mirë në këtë Botëror se 4 vite më parë.