U vdiq e ëma, fëmijët habisin botën me fjalët mizore: S’do na mungosh!

Kathleen Dehmlow ndërroi jetë më 31 Maj në Springfield në moshën 80-vjeçare.

Në shpalljen për vdekjen e saj të postuar në një gazetë lokale përmendeshin edhe disa rreshta të dyshimtë të djemve të saj të cilët qartësonin se e ëma nuk do u mungonte aspak.

Ky detaj ra shumë në sy, pasi zakonisht në shpallje shkruhet vetëm emri, data e lindjes dhe numri i fëmijëve i të ndjerit.

Në shpallje shkruhej:

Ajo mbeti shtatzënë me kunatin e saj në vitin 1962 dhe u shpërngul në Kaliforni. Braktisi dy fëmijët e saj , Xhinën dhe Xhein, të cilët u rritën me gjyshërit e tyre. Nuk do na mungojë aspak pasi e dimë që bota do të jetë një vend më i mirë pa të.”
Pasi u shpërnda gjerësisht në Twitter, postimi u bë viral.