U shkarkua nga Çako, ish-kryepolici padi në Gjykatë

I shkarkuar nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Perlat Cullhaj ka paditur në Gjykatë Policinë e Shtetit dhe ka kërkuar rikthimin e tij në detyrë.

Cullhaj, ish-drejtor i Policisë së Durrësit, ka depozituar një padi në Gjykatën administrative të Tiranës, ku ditën e djeshme është zhvilluar edhe seanca e parë. Në seancën e djeshme nuk është marrë asnjë vendim, por është bërë vetëm njohja me çështjen.

Çullhaj u largua nga Policia e Shtetit në prill të vitit 2017 nga Çako. Çullhaj u shkarkua bashkë me disa drejtorë të tjerë policie. Ai u vu në qendër të akuzave nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.