Temperatura të larta, por mos harroni çadrën pasdite

Temperaturat janë rritur ditët e fundit, por edhe reshjet e shiut do të vazhdojnë.

Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshje do të ketë në disa zona të kufizuara.

Parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe nesër:

Sot pasdite dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta, pothuajse në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore të çdo qarku gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 25 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet në orët e pasdites.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër ‘s’ka rrezik” për zjarre në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Megjithatë, në pjesën perëndimore të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës në zona shumë të kufizuara pritet rrezik ‘i ulet’.

Image