Rusia shkatërron Egjiptin, shënon dy gola të tjerë me Cheryshev dhe Dzyba (VIDEO)

Kjo Kupë Bote do të mbahet mend gjatë nga Denis Cheryshev. Mesfushori i talentuar i Rusisë, ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Egjiptit. Ky është goli i tretë për Cheryshev, i cili në minutën e 59-të, u shërbye mjaft mirë në zonë nga Fernandes.

Dy minuta më pas Rusia shënoi edhe golin e tretë me Dzyba. Sulmuesi shtatlart merr një top të gjatë nga mbrojtja, shmang bukur një mbrojës, dhe më pas e dërgon topin në rrjetë. /Koha Jonë/