Rusi-Egjipt, më në fund vjen momenti i Mohamed Salah

Sonte në mbrëmje në Shën Petersburg, Egjipti do të zbresë në fushë kundër vendit organizator, teksa më në fund do të debutojë në Kupën e Botës, edhe Mohamed Salah.

Vendasit një fitore do të kualifikonte automatikisht në fazën tjetër ndërsa faraonëve të Hector Cuper për të vazhduar ëndrrën mund të mos u mjaftojë as një barazim pasi golevarazhi flet dukshëm në favor të Rusisë.