Rudina Hajdari “shpërthen” ndaj kolegëve në PD: Shfaqja në Komision i shërbeu Veliajt, jo opozitës

Ndryshe nga kolegët e saj në Partinë Demokratike, ‏deputetja demorate Rudina Hajdari gjykon se ngjarja e sotme në Komisionin e Medias, ku demokratët kërkuan me ngulm moslejimin e llogaridhënies së kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar nuk i shërbeu aspak opozitës, artistëve dhe vetë qytetarëve.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Hajdari shprehet se shfaqja në komision i shërbeu më së shumti vetë kryebashkiakut Veliaj, pasi ajo nuk prodhoi asgjë pozitive.

“Shfaqja e sotme në Komisonin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit por u kthye në një boks politik & nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu @erionveliaj dhe interesit tij të ngushtë por jo opozitës, artistëve & qytetarëve”- shkruan deputetja demokrate Rudina Hajdari.