Regjistrimet në shkollat 9-vjeçare, Maçi: Sistemi, i ngarkuar

Nisin regjistrimet  për vitin shkollor  2018-2019 në  shkollat 9-vjeçare. Sipas Arjana Maçit drejtoreshës së shkollës “Misto Mame” edhe këtë vit sikurse një  vit më parë,  nuk ka  fluks të shtuar regjistrimesh.

Maçi shton se risia qëndron  në  lehtësimin që i bëhet prindërve për dokumentacionin e regjistrimit, ku këtë vit  janë vetë shkollat ato që  nxjerrin certifikatat  në një kohë që prindërit mund ta kenë të vështirë  kjo për shkak të mbingarkesës së sistemit e-Albania.

Çdo shkollë 9-vjeçare në kryeqytet, në dy javët e para nga nisja e procesit  regjistron fëmijët brenda njësisë që mbulon, me pas, bazuar ne kapacitet qe mbeten bosh ato plotësohen nga njësitë e tjera.

/scan