Largimi nga Komisioni, Veliaj: Opozita me aktorë dështakë

Pas largimit nga Komisioni i Medias, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një prononcim për mediat është shprehur se pavarësisht faktit se nuk e ka detyrim ligjor të sqarojë komisionin, ka shkuar ditën e sotme në seancë për të sqaruar publikun dhe opozitën.

”Jam i hapur për pyetjet tuaja. Jam ftuar për të marrë pjesë në një Komision nesër nga 6 vetë në minorancë. Të sqarojmë diçka. Kryetari i bashkisë nuk zgjidhet nga Kuvendi. Nuk e kam fare për detyrim, por unë e kam me pasion këtë punë. Për të folur me mish dhe me shpirt. Duke qenë se nesër do jemi në Barcelonë, iu përgjigja pozitivisht thirrjes së dy të tretave. Thashë i bëjmë të dy dëgjesat sot, që në fillim e kuptova që ishte kurth. Pashë që mungonin aktorët, pashë at që do të jetë drejtori i Kulturës në PD. Ta shfrytëzosh betejën e denjë të aktorëve për politikë”,-tha Veliaj.