Alarmon Neymar, Brazili bën një telefonatë urgjente

Neymar nuk arriti dot të shpaloste në fushë talentin e tij në ndeshjen kundër Zvicrës.

Ylli brazilian u bllokua mjaft mirë nga mbrojtësit kundërshtarë të cilët duhet theksuar se kanë qenë edhe goxha agresivë në atë ndeshje.

Kjo ka bërë që Neymar të mbetet me pasoja.

Sulmuesi ka hyrë thuajse i përlotur në dhomat e zhveshjeve nga dhimbjet, duk alarmuar stafin teknik të skuadrës që sheh se si lojtari rrezikon një dëmtim të ri.

Meqë ndjente dhimbje në këmbën e operuar, klubi telefonoi menjëherë mjekun Rodrigo Lasmar, personin i cili e operoi në muajin shkurt.

Në dhomat e zhveshjeve të stadiumit, doktori e kontrolloi me qetësi dhe u kuptua që thjesht kishte marrë një goditje, asgjë më shumë.

Me shumë mundësi, dëmtimi nuk është aspak serioz dhe Neymar do jetë në fushë në ndeshjen e radhës që skuadra e tij do zhvillojë përballë Kosta Rikës.