Suedi-Kore, zbulohen formacionet e sfidës së parë për sot në Kupën e Botës

Kampionati Botëror futet sot në ditën e pestë. Pas pak minutash Suedia do të përballet me Korenë e Jugut, në një sfidë ku nordikët do të kërkojnë medoemos marrjen e tre pikëve. Kjo pasi humbja e Gjermanisë me Meksikën, i ka hapur shanset për të siguruar një vend në fazën e 1/8-ave, por për t’ia dalë, duhet fituar ndeshja ndaj Koresë.

Gjithsesi aziatikët nuk janë kurrsesi një skuadër për t’u nënvlerësuar, pasi kanë disa lojtarë që luajnë në Europë dhe të udhëhequr nga sulmuesi i Tottenhamit, Son Hueng-min, mund të befasojnë.