Si të shpëtosh për 10 minuta nga dhimbja e shpinës

Dhimbja e shpinës na mundon të gjithëve dhe shumë herë u jemi drejtuar qetësuesave për të shpëtuar nga kjo situatë. Në fakt kjo dhimbje nuk është aq e fuqishme sa duket, me 5- 6 lëvizje strategjike për 10 minuta e largoni një orë e më parë.

Fillimisht shtrihuni, njërën këmbë paloseni ndërkohë që tjetrën ngrijeni drejt lart dhe mbajeni të tërhequr për 10 sekonda. Përsëriteni ushtrimin nga dy herë për secilën këmbë.

Më pas uleni edhe këmbën tjetër dhe afrojini që të dyja pranë kraharorit. Rrini në këtë pozicion për 20 sekonda. Përsëriteni edhe një herë tjetër.

Pasi të keni mbaruar me ushtrimin e mësipërm, shtrijeni njërën nga këmbët dhe qëndroni ashtu për 20 sekonda. Realizoni nga dy sete për çdo këmbë.

Vazhdoni më pas me një ushtrim ekuilibri, 2 sete nga 30 sekonda.

Pasojeni me një tërheqje të shpinës si në foto, secila anë nga dy herë, për 30 sekonda.

Çohuni dhe afrojeni thembrën e këmbës te të pasmet ndërkohë që qëndroni drejt, pa lëvizur. 30 sekonda secili set.

Dhe në fund merrni një karrige dhe tendosuni 3 herë, me nga 30 sekonda.