Mediat braziliane sulmojnë keq Neymarin: Një fatkeqësi e vërtetë!

Brazili i Tites dështoi në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Zvicrës. Mediat braziliane kanë kritikuar Neymarin për paraqitjen e bërë sfidën e djeshme.

“Neymar ishte një fatkeqësi e vërtetë. Ai bëri një ndeshje të pranueshme dhe e ka merituar të zëvendësohet. Brazili ka një ekip të mirë, por i duhen cilësi kolektive që të mos ketë telashe. Neymar ishte i vendosur për ta fituar vetë ndeshjen dhe kështu prishi ekuilibrat si grup. Ai mund të justifikohet me operacionin e fundit, por nuk prodhoi asgjë të mirë për ekipin. Do të ishte më mirë për të aktivizuar Douglas Costa, për të cilin ende nuk e di pse nuk luajti”, tha Arnaldo Ribeiro i “ESPN Brasil”.

“Globoesporte” e ka vlerësuar yllin e PSG-së me notën 5.5. Osvaldo Pascoal, nga “Fox Sport Brasil”, ishte gjithashtu i ashpër me performancën e Neymar: “Duke luajtur në atë mënyrë si ndaj Zvicrës, ai u tregua lojtar i futbollit vulgar. Është e pakuptueshme që trajneri Tite nuk i dha Douglas Costa një minutë të vetme aktivizim”.