Hetimet/ Abuzuan me detyrën, arrestohen tre zyrtarë policie në Gjilan

Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan sot kanë arrestuar tre zyrtarë të policisë me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent. Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë në Gjilan nën dyshimin për keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit, transmeton Kosovapress.

Ndaj të njëjtëve IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit më 13.06.2018, i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.