E pabesueshme/ 99.6% e popullsisë në Islandë ndoqën ndeshjen ndaj Argjentinës

Futbolli në Islandë është kthyer në gjënë më të rëndësishme në vitet e fundit. Pas barazimit historik ndaj Argjentinës, ka dalë të dhëna të pabesueshme nga federata.

Në një postim në Twitter, federata islandeze e futbollit shkruan se 99.6% e popullsisë ka ndjekur ndeshjen hapëse të Botërorit, ndaj Argjentinës, duke vendosur padyshim një rekord të jashtëzakonshëm. Islanda ka një popullsi prej 350.682 banorësh, 91% e të cilëve janë islandezë, 4% polakë dhe 5% pakica të tjera.

Një shifër e frikshme që dëshmon për dashurinë e madhe që ka ky vend për futbollin. /Koha Jonë/