Berisha: Ja pse dështuan takimet e Ramës në Burrel dhe Klos

Kryeministri Edi Rama ishte dje në qarkun e Dibrës. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se gjatë këtij turi, Rama nuk arriti të zhvillojë takime në Burrel dhe në Klos, siç e kishte parashikuar. Sipas tij, ai u kërcënua me jetë nga biznesmeni i njohur, Ymer Lala.

Statusi i plotë:

Deshtojne takimet e Rames ne Burrel dhe Klos!

Te dashur miq, Rama apo siç po e quajne dibranet bastexhiu i Oltes (mbasi u tha ne miting se per pune te helikopterit kishte vene bast me Xhaçken bie shi, s’bie shi) nuk shkoi dot ne Mat siç kishte parashikuar sepse Ymer Lala i tha mos na fut ne Mat se druaj se nuk dalim dot. Shkurt ai nuk mori persiper sigurine e tij!

Prandaj Rama sipas keshilles se Ymerit anulloi takimet ne Mat dhe Klos dhe solli me autobuza ne Peshkopi rrogtaret dhe puthadoret e tij!

Nje nderim te veçante qytetareve te Matit per leksionin e merituar qe i dhane piktorit deshtak.