Basha në Kosovë, homazhe në nderim të babait të kryeministrit Ramush Haradinaj

Në Gllogjan të Kosovës po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.

Politikanë nga Kosova dhe Shqipëria janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt. I pranishëm është edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë të PD-së.

Hilmi Haradinaj vdiq në orët e para të së dielës, pas pas një sëmundjeje të rëndë dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë. Ai do të varroset në Gllogjan.