Angli- Tunizi, 20 vite më parë kjo ndeshje ishte objekt i sulmeve terroriste të Bin Laden

Sot në mbrëmje kombëtarja angleze do të luaj ndaj Tunizisë në stadiumin e “Volgograd” të Rusisë. 20 vite më parë, në Botërorin Francë 98′, këto dy kombëtare kishin sërish njëra-tjetrën përballë.

Por tashmë, shumë vite më vonë nga ajo ndeshje, është zbuluar se ajo sfidë ishte objekt i sulmeve terroriste nga Osama bin Laden.

Sipas ESPN, plani është përshkruar në një libër, “Terror në fushë” nga gazetari Adam Robinson, duke marrë për bazë shënimet e një tjetër terroristi të Al-Kaedas, Ahmed Zaui.

“Bin Laden kërkonte që të vëzhgonin lëvizjet e Dejvid Siman, Alen Shirer dhe trajnerit Glen Hodëll, por në shënjestër ishin edhe dy emra të rinj e të famshëm, Michael Owen dhe David Beckham. Sugjeruam që njeriu kryesor të shkonte te Siman dhe të hidhej në erë me të, që do të ishte sinjali për vëllezërit e tjerë që të aktivizoheshin”.

Ky ishte plani terrorist, me disa terroristë që duhej të futeshin në stadium si vullnetarë dhe me akreditim, për të vrarë lojtarë të ndryshëm dhe trajnerin anglez, i cili u informua vite më vonë për atë histori.

Pse dështoi plani dhe a ishte serioz kërcënimi? Nuk do ta mësojmë kurrë…