Krimi në Milot, nëna e 2 fëmijëve vrau burrin në sy të kunatës

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familjen Donaja nga Rrësheni. Nëna e dy fëmijëve, Violeta Donaja, qëlloi me armë zjarri tip pistoletë burrin e saj Kujtim Donaj, mëngjesin e kësaj të diele në tregun e Milotit.

Mësohet se çifti ishin tregtar, ndërsa ngjarja ndodhi në orën 07:10. 35-vjeçarja e qëlloi bashkëshortin e saj, 42-vjeç, në sy të kunatës së saj ndërsa mësohet se çifti kishte dy fëmijë.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që 35-vjeçarja ka qëlluar për vdekje bashkëshortin, 42-vjeçar.

E reja ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi.