E ardhmja në dorë të bixhozçiut Kryeministër!

Nga: Dritan Kaba

Emisionet sportive drejt marrëzisë! Vetëm per baste dhe skedina, aspak për sport.
”Fundi i marrëzisë” është një marrëzi e të gjithëve. Vetëm baste. Jeta e shqiptarëve është kthyer në një bizhoz të stërmadh.

Sot edhe Kryeministri kishte vënë bast! Kemi në krye një qeveri bastesh. Ajo i promovon, biles edhe Kryeministri na vinka baste, por nuk tha çfarë i kishte fituar Xhaçkës.

Një marrezi e bërë me qëllim. Pjesë e platformës së shpërbërjes së vendit. Njerëzit nuk kanë më shpresë tek puna, por vetëm tek trafiku i drogës dhe bizhozi.

Televizionet e oligarkëve pasi i kanë shërbyer në mbulimin e trafikimit të lëndëve narkotike. Pasi kanë mbyllur e vazhdojnë të mos e hapin gojën për aferat megakorruptive, tani po promovojnë në korr bizhozin.

Shpresa e shqiptarëve nuk është puna e ndershme. Për rininë nuk është mësimi dhe kultura. Për të pa shpresët duhet vetëm të luten tek Padishahu të “fitojnë” ndonjë lëmoshë, por jo ligji dhe e drejta.

Kjo është mënyra e jetesës së shqiptarëve që po propagandon dhe po zbaton Rilindja, trafik droge, baste dhe lëmoshë. Shqipëria është pa drejtim. Ky kryeministër po luan bixhoz me fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se me këtë Kryeministër do humbin bastin për të tashmën edhe të ardhmen.