Pamje të frikshme nga Moska, si e mori taksia përpara turmën e tifozëve (Video)

Dalin pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Moskë, ku një taksi ka përplasur shtatë tifozë në qendër të kryeqytetit rus pranë Sheshit të Kuq.

Personat e plagosur, tifozë meksikanë, të cilët ndodhen aty për të ndjekur ndeshjet e botërorit, janë shoqëruar menjëherë në spital, dhe disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërsa drejtuesi i makinës është ndaluar nga policia. Në mediat vendase thuhet se drejtuesi i makinës, një 28-vjeçar nga Kirgistani, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me turmën e njerëzve. Nga të dhënat e para, sipas mediave ruse, dyshohet se ai ishte në gjendje të dehur.

Por pamjet e publikuara nga momenti i aksidentit, tregojnë se përplasja e turmës ka qenë e fortë dhe e frikshme.

Autoritetet ruse të sigurisë janë vënë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë për të shmangur sulmet terroriste, ndërkohë që akti në fjalë mbërrin pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë për mundësinë e sulmeve terroriste gjatë ditëve në vijim të botërorit.