Muzika në zi, vdes në moshë të re artisti shqiptar

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, në moshë shumë të re, anëtari i grupit “Jericho”.

Lajmin e ndarjes nga jeta të kitaristit Suad Jamini e bënë të ditur familjarët.

Paraprakisht mësohet se shkak i vdekjes së Suadit është helmimi, megjithatë nuk ka ende asgjë zyrtare apo konfirmim nga mjekët.

“Jericho” është një grup i formuar nga të rinj shqiptarë në vitin 1997 në Prishtinë.

Suad Jamini u nda nga jeta në moshë të re dhe la pas bashkëshorten e dy djem të vegjël.