Mourinho tallet keq me portierin e Argjentinës: Caballero njëlloj si unë, pres aq ai!

Jose Mourinho nuk i ka kursyer kritikat ndaj portierit të Argjentinës, Caballero, pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës, gjatë barazimit 1-1 ndaj Islandës. Duke folur për televizionin RT për Kupën e Botës, ai është shprehur:

“Fjala që më vjen ndërmend për të përshkruar ndeshjen e Islandës, është kompaktësi. Kanë luajtur në bllok, të bashkuar gjatë gjithë ndeshjes, me nëntë futbollistë në zonën e tyre. Asnjëherë Messi nuk ishte në një situatë një kundër një, por një kundër tre ose kundër katër. Askush nuk ka të drejtë të kritikojë këtë ekip për sjelljen e tyre, por duhet ta vlerësojnë për shpirtin e garës, impenjimin dhe forcën.

Janë shumë të fortë, duket qartë që kanë ngrënë mish që në mëngjes kur ishin fëmijë. Patën dy raste dhe shënuan një gol. Të kesh Caballero në portë është njëlloj si të jem unë. Unë në portë mund të bëj aq sa bën Caballero. Edhe unë aq pres, sa ai. Sigurisht që Argjentina dominoi, por Messi ishte shumë larg portës kundërshtare dhe kishe nevojë për më shumë se një driblim që të lirohej”, tha Mourinho.