E ardhmja e Strakoshës, Lazio fikson çmimin e tij në merkato

Thomas Strakosha nuk do të largohet nga Lazio për më pak se 40 milionë euro. Është ky çmimi që kanë fiksuar presidenti i Lazios, Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare për të lënë të lirë portierin shqiptar i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me bardhekaltrit.

Liverpooli dhe Bayer Leverkusen janë dy klubet që kanë shfaqur më shumë interes për 23-vjeçarin kuqezi por 30 milionë eurot e ofruara nuk mjaftojnë për të blerë kartonin e Strakoshës.

Sipas “Sport Italia”, kryeqytetasit kërkojnë minimalisht 40 milionë euro për të lejuar largimin e gardianit të kombëtares shqiptare.