Vrasësit e qenit u kapën. Luan Rama falenderon policinë e shtetit

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Ditën e sotme organizata Animal Rescue Albania shpërndu një video me pamje makabre, ku dy të rinj, në një akt prej kriminelësh gjakftohtë, vrasin pa as më të voglën mëshirë një qen të lidhur e të pambrojtur, duke e qëlluar pa pushim në kokë deri sa kafsha e gjorë jep shpirt!

Ky akt kriminal ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, ndër ta edhe të zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama, i cili ka reaguar publikisht dhe kërkoi identifikimin e autorëve.

Pas apelit të Luan Ramës, Policia e Shtetit u vu në lëvizje dhe kapi dy autorët.

Për reagimin e shpejtë të Policisë, Luan Rama ka shprehur sot vlerësime duke e cilësuar si një veprim të duhur. Luan Rama u bënë thirrje organeve të drejtësisë të vijojnë procedurat për vrasësin e qenit.

Deklarata e Luan Ramës:

“Faleminderit Policisë së Shtetit!

Identifikohen dhe ndalohen vrasësit e qenit!

I jam drejtuar publikisht dhe zyrtarisht sot në mëngjes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të identifikonin dhe arrestonin vrasësit e një qeni, të cilët pasi e kanë lidhur kafshën e pambrojtur, përmes një akti barbar e kriminal e kanë qëlluar në kokë, deri sa e kanë vrarë e madje edhe e kanë filmuar gjithë skenën makabre!

Ky fakt, i bërë publik nga Jeta Osh Qef dhe i denoncuar edhe nga Animal Rescue Albania, u vlerësua maksimalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me angazhimin profesional e shumë korrekt të drejtuesve të policisë në Shkodër, u arrit që në kohë rekord të identifikohen e të ndalohen dy vrasësit!

Ata janë dy djem njëzetvjeçarë nga fshati Kosmaç i Shkodrës; Neritan Mahmuti vrasësi dhe Hyris Sulejmani, bashkëpunëtori dhe ai që ka filmuar ngjarjen!

Ndaj, një faleminderit me gjithë zemër për Policinë e Shtetit; faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, faleminderit dhe gjithë kolegëve të tyre!

Tani, rradhën e kanë organet e drejtësisë për të zbatuar ligjin!”.