Portugalia merr një lajm tronditës, Ronaldo pranon të bëjë dy vite burg

Kombëtarja portugeze ka marrë një goditje të fortë në prag të ndeshjes së parë në Kupën e Botës, përballë Spanjës. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Cristiano Ronaldo ka pranuar akuzat për evazion fiskal ndaj autoriteteve tatimore spanjolle.

Ronaldo ka pranuar dhe dënimin me burg, për të zgjidhur rastin e tij të mashtrimit të taksave. Ai u akuzua nga prokurorët spanjollë në qershor të vitit të kaluar për mashtrimin e autoriteteve tatimore spanjolle, ku thuhej se sulmuesi ka fshehur rreth 14.8 milion euro.

“El Mundo” pohon se Ronaldo ka pranuar një dënim me burg dhe ka pranuar fajin e tij, në këmbim të një akuze të reduktuar. Ai gjithashtu do të paguajë një shumë prej 18.8 milion euro ndaj autoriteteve spanjolle.

Ronaldo nuk pritet të bëj asnjë ditë burg, pasi fakti që është një yll futbolli dhe nuk është dënuar asnjëherë më parë e bën atë “të paprekshëm”.