India përballet me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj

India po përballet me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj.

Rreth 600 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit.

Raporti i Niti Aayog, i cili bazohet nga të dhënat e 24 qytete në Indi, thotë se kriza “vetëm do të përkeqësohet” në vitet në vijim.

Gjithashtu paralajmërohet se 21  qytete nuk do të kenë ujra nëntokësore deri në vitin 2020pavarësisht kërkesës në rritje.

Kjo gjithashtu do të kërcënonte sigurinë e ushqimit pasi që 80% e ujit përdoret në bujqësi.

Zona rurale gjithashtu janë të prekura nga mungesa e ujit të pijshëm. Ata nuk mund të ‘mbështeten’ tek ujrat nëntokësor për shkak të rënies në mënyrë të çrregullt të shirave dhe faktit që uji nëntokësor përdoret gjithnjë e më shumë për bujqësi kur shirat vonohen ose janë të pamjaftueshme.

Rreth 200,000 indianë vdesin çdo vit, sepse nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, sipas raportit.

Shumë prej tyre mbështeten tek furnizmi me ujë tek privatët ose çisternat që paguhen nga qeveria.

Rradhët e gjata të njerëzve që presin të marrin ujë nga cisternat apo çezmat publike janë një pamje e zakonshme në lagjet e varfëra indiane.