Vetting-u, KPK hap dosjen e prokurorit Gentian Trenova

Komisioni i Pavarur i kualifikimit, po zhvillon sot mbledhjen e rradhës ku po shqyrton dosjen për prokurorin Gentian Trenova.

Trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici do të marrë në shqyrtim të gjitha dokumentat e pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës për të dalë më pas në vendimin nëse Prokurori i Apelit në Tiranë do të vazhdojë apo jo detyrën.

Trenova është një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë dhe është i dyti nga KED që kalon procesin e Vetting-ut pas anëtares zëvëndësuese Altina Xhoxhaj, e cila nuk e kaloi procesin e Vetting-ut.