Teatri Kombëtar, Rrokaj: Ka ardhur momenti ti themi “Ndal” …

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar debatin mbi Teatrin. Ai tha se ka ardhur momenti që ti themi ‘Ndal’ kësaj gjullurdie.

Sipas tij nëse prishet teatri dhe ndërtohen kullat, atëherë shteti ka rënë.

“E kam thënë edhe në komision, Teatri Kombëtar nuk është vetëm çështje e artistëve. Unë di të them kaq ka ardhur momenti që të themi ndal. Oligarkia ka pushtuar shtetin. Teatri Kombëtar përfaqëson shtetin. Në rast se teatri Kombëtar do të ndërtohet si pasojë e kullave, atëherë shteti nuk është më shtet, por është kapur nga Kasta. Dhe në Shqipëri, Kasta urdhëron për gjithçka. Duke qenë bashkë ne duhet ti themi ndal. Opozita duhet të dalë nga opozitarizmi militant, duke ofruar zgjidhje që prekin qytetarët”, tha Rrokaj.

“Ulja e papunësisë”

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, komentoi edhe deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për uljen e numrit të papunësisë.

Rrokaj tha se papunësi nuk është ulur se kjo qeveri ka hapur vende pune apo ka bërë reforma, por sepse shqiptarët janë larguar nga vendi.

“Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por shqiptarët kanë ikur. E para largimi i shqiptarëve, e dyta ulja e lindjeve, por dhe kjo për shkak të faktorëve ekonomikë.

Shqiptarët me çdo qeverisje kanë patur pakënaqësi, por ata nuk durojnë dot arrogancën. Ai bën makiazh për t’i hedhur hi syve popullit nëpërmjet mediave, por mjerimi është mjerim. Ku duket mjerimi tek përgjigja pse ikin shqiptarët. Edi rama nuk jep dot përgjigje pse po ikin shqiptarët. Kjo qeveri nuk mund të rikthejë shpresën tek shqiptarët. Ajo që mund ta rikthejë shpresën është opozita”- u shpreh Shezai Rrokaj.