Nxirr koburen Luftar Paja

Nga Ylli Dylgjeri

Nxirr koburen Luftar Paja
Ashtu siç të njeh dynjaja
Nxirre, shkrepe në Teatër
Do të mbajmë prap për hatër!

Me hater dhe honorare,
Të mos të ta ndjeje fare,
Hiqe koburen nga brezi,
Që mos të të dhëmbë mesi!

Vëre përmbi tavolinë,
Të nderosh edhe Partinë!