“Koha Jonë” nis edicionin special për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”

Gazeta “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur dhe private në Shqipëri, duke nisur nga dita e sotme, 14 qershor 2018, si në variantin PRINT ashtu edhe në atë online do të ketë një hapësirë speciale, dedikuar Kompionatit Botëror “Rusi 2018”.

Gazetarët e “Koha Jonë”, nën kujdesin e redaktorit përgjegjës (të Sportit), Rozalb Lika do të pasqyrojnë në kohë reale çdo ndeshje, statistikë, kuriozitete, foto, video dhe ngjarjet më pikante që të shoqërojnë botën e futbollit. Po ashtu nuk do të mungojnë specialet dhe analizat e ndeshjeve më të rëndësishme dhe jo vetëm.

Një muaj i mbushur plot me emocione, që nuk duhet humbur në “Koha Jonë”.