E BUJSHME/ Klubi gjerman 30 milionë euro për të rrëmbyer Strakoshën

Jemi në ditën e startit të Kupës së Botës, por nuk mund të mos ndalemi edhe te merkato, teksa ka zhvillime të rëndësishme për Thomas Strakoshën. Bayer Leverkusen po tenton të nisë bisedimet me Lazion për portierin shqiptar, për të cilin është gati të shpenzojë 30 milionë euro.

Drejtuesit lacialë për momentin i kanë ngritur barrierën Leverkusenit, sepse po presin të kuptojnë se cilat do të jenë lëvizjet e tjera në merkato, edhe pse Strakosha dhe familja e tij janë të gatshëm për të nisur një aventurë të re në Bundesligë.

Më këtë ofertë lidhet edhe fakti që Lazio po vonon zyrtarizimin e portierit 35-vjeçar belg me pasaportë italiane të Olympiacosit, Silvio Proto. Sepse, nëse ikën Strakosha, Lazio duhet të gjejë një portier të denjë për rolin e titullarit.