Arabia Saudite pa asnjë “legjionarë” në Botëror, ja arritja më e madhe e tyre

Arabia Saudite ka vuajtur shumë për të arritur deri në finalet e Kupës së Botës në Rusi, pasi u kualifikua si e vendit të dytë, mbi Australinë, vetëm për diferencën e golave ​​(+2). Ata janë  kombëtarja e vetme, së bashku me Anglinë, lojtarët e të cilave luajnë të gjithë për ligat e tyre përkatëse vendase.

Ylli i kësaj kombëtareje është Nawaf Al-Abed, por që ka vuajtur shumë me dëmtimet. Kombëtarja saudite po përpiqet për një rezultat të mirë, që të tregojë një imazh pozitiv të zhvillimit të futbollit të saj në botë.

Rezultati më i mirë i Arabisë Saudite (kualifikimet aziatike) në një Kupë Botërore ishte shkuarja deri në 1/16 në vitin 1994, teksa tashmë do të synojnë ta përsërisin edhe këtë edicion.