Taulant Balla i shkruan Robert Ndrenikës

Taulant Balla

Socialistët iu janë përgjigjur thirrjeve të Robert Ndrenikës se tani ka ardhur koha të ngujohen brenda në Teatër për të mos e lejuar prishjen e tij, me një mesazh të Taulant Ballës.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së i shkruan Ndrenikës se po përdoret si mish për top nga Partia Demokratike dhe se deputetët e PD-së nuk e kanë seriozisht “luftën” për teatrin. Për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts”- shkruan Taulant Balla.

Po ashtu, kreu i deputetëve socialistë, thotë se nuk është e vërtetë se mbledhja në komision ishte e bojkotuar nga deputetët e PS. Albana Vokshi organizoi një mbledhje private, thotë Balla, pasi mbledhja e radhës ishte e parashikuar në datën 18 qershor.

Reagimi i Taulant Ballës:

I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.

Presidenti Meta reagon për Teatrin: Qeveria të dëgjojë shqetësimet e artistëve