Shembja e Teatrit? Manjani: Jo kohë për biseda. Kush e ndalon Qeverinë dhe si?

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani është kohë e humbur thirrja për bisedime me artistët, pasi qeveria është e vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në facebook, Manjani ju drejtohet artistëve dhe qytetetarëve, që të vendosin nëse janë me qeverinë, apo me artistët dhe për mënyrën se si të ndalohet prishja e Teatrit.

Nga ana tjetër, artistët paralajmërojnë se nëse deri ditën e premte nuk do të ketë një reagim, atëherë ata legjitimohen të uzurpojnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental si të vetmen formë proteste që zëri i tyre të dëgjohet.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët! Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë! Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës! Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit. Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!

Çështjet janë:

1. Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun!

2. Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si?

Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”…