“Orakulli” Akil përcakton fituesin e duelit hapës mes Rusisë dhe Arabisë Saudite

Nesër do të zhvillohet ndeshja e parë e Kupës së Botës me Rusisë vendase dhe Arabisë Saudite, teksa orakulli ka parashikuar dhe skuadrën fituese.

Bëhet fjalë për macen e bardhë Akil, e përzgjedhur për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit. Macja nga një muze i qytetit Shën Pjetërburg, e vendosur para dilemës së ushqimit, ka preferuar vazon e qelqit me flamurin e Rusisë.

Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse. Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”.