O me civilizimin, o me barbarët

Nga Andi Bejtja-Beteja e vjetër dhe e paralajmëruar për Teatrin Kombëtar, ne vetvete është një betejë shumë më e madhe se prishja apo rindërtimi i një godine Teatri:

Nuk është thjesht dhe vetëm asnjë betejë kundra një historie vjedhjeje apo korrupsioni: vetvetiu është një betejë ku vendoset raporti i drejtë apo i shtrembër, që ka një elitë dhe një shoqëri e tërë midis civilizimit dhe barbarisë.

Sot, kjo betejë, edhe pse deri tani ka pak njerëz të përfshirë në të, është një betejë historike dhe historia ka vetëm dy anë: o me civilizimin o me barbarët.

Sot Shqipëria nuk ka as të majtë, as të djathtë, as qendër, sot o je me civilizmin o je me barbarinë.

Mund t’i shpëtosh gjykimit të historisë sot, por askush nuk ka për t’i shpëtuar nesër. Sot ke vetëm dy rrugë për të zgjedhur o të jesh qytetar o barbar.