Meta: Gjirokastra është ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë

Ilir Meta shkruan në facebook se “Gjirokastra është ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që renditen denjësisht në thesarin e kulturës botërore, UNESCO. 
Prezenca e kulturës gjirokastrite, mbrëmë në mjediset e Presidencës, për të treguar me finesë disa nga perlat e pasurisë së vet kulturore dhe etnografike, ishte mbresëlënëse.
Të edukojmë e ndërgjegjësojmë qytetarët dhe të rinjtë tanë, me dashurinë për kombin dhe për promovimin e vlerave më të mira që na lanë trashëgim të parët tanë, për të cilat duhet të ndihemi krenarë të gjithë”.