Ish- ministri: Pse artistët nuk e mposhtin dot qeverinë për teatrin Kombëtar!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mustafaj tha se kjo që po bën qeveria është një hakmarrje nga artit, por shtoi se politizimi dhe bashkimi i PD në këtë kauzë dëmton artistët. “Politizimi i kësaj nuk është një gjë e mirë, duhet solidarizim nga shoqëria civile për këtë rast”, tha Mustafaj.

Sipas tij artistët nuk mund të dalin triumfues pasi janë të përçarë.

“Komenti im nuk ka asnjë gjë të reme nga ato që kam thënë me herët. Është një arbitraritet ndaj qeverisë dhe është një hakmarrje e qeverisë ndaj artit.

Këtu ka një vendosje të qartë, të përparësisë të interesave të privatit mbi publiken. A do jenë të zotë që të mbrojnë teatrin artistët? Unë dyshoj, pasi janë pak dhe janë të përçarë.

Politizimi i një kauzë të tillë?! Unë do doja që të kishte një vëmendje më të madhe nga shoqëria civile, nëse nuk mbështesin këtë gjë nuk kanë çfarë të mbështesin tjetër”, tha Mustafaj në “News 24”.