Edi Manushi prezanton bjonden që zëvendëson Marinën (FOTO)

Që nga ikja e Marina Vjollcës në Klan, Edi Manushi e ka prezantuar krejtësisht i vetëm emisionin e tij sportiv, ku edhe pse u fol që mund ta shoqëronte Rashel Kolaneci pamë që një gjë e tillë nuk ndodhi.

Por, ditën e sotme në Wake Up, Manushi na prezantoi me simpatiken që do e shoqërojë përgjatë gjithë Kampionatit Botër në emisionin kushtuar futbollit.

Ajo është një emër jo i panjohur për publikun, pasi ka qenë ish-pjesëmarrëse në The Voice of Albania. Fjala është për Fjoralba Ponarin, bukuroshen bionde nga Tropoja.

Fjoralba Ponari kështu do jetë femra e parë krah Manushit qëkur Marina është larguar. Përveçse muzikante, dentiste, tashmë Fjoralbën do e shohim edhe si prezantuese.