Alegri: I thash jo Realit, sepse i kisha dhënë fjalën Juventusit

Allegri ka refuzuar Real Madridin. Lajmin e bujshëm e ka konfirmuar sot vetë strategu aktual i Juventusit, duke treguar prapaskenat e negociatave që ka pasur me numrin një të madrilenëve.

“Po, kam folur me Florentino Perez, i cili më ka ofruar pankinën e Real Madrid. I thash jo sepse i kisha dhënë fjalën Andrea Agnellit dhe nuk doja që ta thyeja fjalën. Kisha një impenjim dhe ishte një vendim i marrë me qetësi: nuk pendohem, pasi Juventus është Juventus”, u shpreh trajneri i “Zonjës”.

Në vijim të prononcimit për mediat italiane, ai foli edhe për merkato e bardhezinjve: Higuain shpresoj që të qëndrojë te Juventusit, duhet të presion për vendimin e tij as Botërorit. Milinkovic Savic dhe Cancelo janë dy futbollistë të mirë, por nuk janë futbollistët tanë. Golovin? Më kanë thënë se është i zoti, por nuk e di…”, u shpreh trajneri i Juventusit. /Koha Jonë/